Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Vetëm pak minuta më parë ai është parë teksa futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Deputeti i opozitës shkurtimisht për media ka thënë se do sqarojë një “problem”, pa dhënë më shumë detaje.
“Një problem që do e sqarojmë kur të dalë”, tha ai shkurtimisht. Nuk dihet ende arsyeja që deputeti është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Sondazh
Poll