Hapësire reklamuese


Politikë

Nisin procedimet për protestuesit në Levan, Baçi i bën thirrje Policisë: Mos na provokoni

Shkruar nga Newsbomb
Nisin procedimet për protestuesit në Levan, Baçi i bën
Luan Baçi dje në protestë

Policia e Fierit ka nisur procedimin për protestuesit që ditën e djeshme së bashku me deputetët e PD bllokuan rrugën në Levan. Mes personave të vënë në hetim, është edhe deputeti Luan Baçi.

Vetëm pak më parë deputeti i PD-së, Luan Baçi ka publikuar një listë me emra. Ai shkruan se polcia e Fierit ka listën e anëtarëve të Partisë Demokratike që ishin dje në protestë në Levan dhe kanë nisur shoqërimet dhe presionet ndaj tyre.

Ai i ka bërë thirrje policisë dhe ministrit Ervin Hoxha që mos i bëj presion demokratëve, dhe nëse do të ketë arrestime protesta e radhës do të mbahet te Drejtoria e Policisë.

Postimi i plotë i Baçit:

Drejtoria e policise Fier, ka "publikuar" (ne fakt e siguruam konfidencjalisht) listen e anetareve dhe drejtues te strukturave te partise demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kane filluar shoqerimet dhe presionet ndaj tyre!

Gentian Koçi!

Robert Marku!

Sali Isufaj!

Artur Alibeaj!

Mikel Hoxhaj!

Emiljano Paja!

Arben Driza!

Eduart Spaho!

Mikel Berisha!

Pandi Tole!

Durim Refiti!

Kastriot Plaka!

Alush Pasha!

Hebet Selimi!

Dritan Dogani!

Enver Plaka!

Ylli Plaka!

Luan Baçi!

I bej thirrje policise se pushtetit te Rames, drejtuesit vendor te policise ne Fier, drejtorit te pergjithshem te policise dhe ministrit Hoxha, mos luani me zjarrin, mos na provokoni, protesta ne Levan ishte e lugjshme dhe nuk ka ndodhur asnje incident, shume qytetare qe qarkullonin ne rruge u bashkuan me protesten dhe shperndarja u be qetesisht!

Ne qofte se ndaloni demokratet dhe beni presion mbi ta atehere protesta do te zhvendoset te drejtoria e policise, ose ne, ose ju!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese