
Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka njoftuar se këtë të martë janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e Akademisë Politike të forcës politike që ai drejton.
Kreu i qeverisë thotë se kjo është një eksperiencë e re për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilët duan që të angazhojnë disa orë në javë nga koha e lire, për të mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet dhe lëvizjet e partive progresiste.
Krah postimit Rama ka bashkangjitur edhe linkun se si të interesuarit mund të aplikojnë në këtë Akademi.
Linku i Aplikimit : https://docs.google.com/.../1FAIpQLScbxOvo17eYxb.../viewform
“U HAPËN APLIKIMET për Akademinë Politike të PS
Një eksperiencë e re për të rinjtë e të rejat që duan të angazhojnë disa orë në javë nga koha e lirë, për të mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet e lëvizjeve e partive progresiste dhe sigurisht Partinë Socialiste të Shqipërisë, përmes komunikimit me protagonistë të saj, figura të spikatura të së majtës europiane me histori në qeverisjen e vendeve të BE-së, aktivistë në partitë e Internacionales Socialiste apo Partinë e Socialistëve Europianë, pedagogë të teorisë politike në universitete shqiptare e të huaja, si edhe opinionistë e gazetarë të njohur në mediat ndërkombëtare
*Bashkëlidhur linku i sapoçelur i Akademisë Politike në Instagram dhe linku i aplikimit për hyrjen në këtë hapësirë të re të kulturës politike, për të reja e të rinj të interesuar për të pasuruar dijet mbi politikën dhe zhvilluar aftësitë për të bërë së bashku, përmes politikës, ndryshime që nuk bëhen dot vetëm”, shkruan Rama.