Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ministri Gonxhja: Ja ku mund të tërhiqet

Shkruar nga Newsbomb
Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët,
Fotografi ilustruese

Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët. Lajmin e ka bërë të dikur vetë ministëri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19,566 bonuse për pensionistët.

“Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët! Deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19,566 bonuse, nga të cilët: 13,712 bonuse 15,000 lekë për pensionet nën 20,000 lekë, invalidët dhe pensionet familjare; 5,854 bonuse 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë,” thuhet në njoftim.

Po ashtu u rikujton faktin se bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë deri më 30 Qershor 2025.

Qeveria Rama ka vënë në dispozicion një fond prej afro 100 milionë ero, shumë e cila do të shkojë për bonusin e fundvitit për pensionistët.

Të gjithë ata pensionistë të cilët marrin një pension deri në 20 mijë lekë (pra 200 euro) do të përfitojnë trefishin e bonusit të deri djeshëm ( pra 150 euro). Ndërsa, ata pensionistë që marrin një pension prej më shumë se 200 euro, atëhere do të marrin bonus për festat e fundvitit shumën prej 100 euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed