Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nis protesta e opozitës para SPAK, policia vendos kordon policor

Shkruar nga Newsbomb
Nis protesta e opozitës para SPAK, policia vendos kordon policor
Protestuesit e PD para SPAK

Kjo e hënë ka nisur me tensione pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ku janë mbledhur mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike në një protestë të thirrur nga lideri i opozitës, Sali Berisha.

Protesta ka nisur rreth orës 9:30, gjysëm ore para se Berisha të paraqitet pranë oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, në përmbushje të masës së sigurisë "detyrim paraqitjeje," vendosur nga Apeli i GJKKO-së. Protestuesit, të organizuar nga strukturat e PD-së, shprehin kundërshtinë e tyre ndaj asaj që e konsiderojnë një sulm politik dhe përndjekje nga qeveria.

Në një thirrje të shpërndarë më herët, Berisha ftoi mbështetësit të dalin në mbrojtje të së drejtës dhe ligjit, duke akuzuar SPAK-un si një "vegël në duart e Edi Ramës për të goditur kundërshtarët politikë."

Tre javë më parë, SPAK apeloi lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, duke kërkuar rikthimin e masës. Ish-kryeministri u lirua më 27 nëntor 2024, pas një viti në arrest shtëpiak, ku ishte mbajtur për shkak të akuzave për korrupsion pasiv në çështjen “Partizani.”

Sakaq, një kordon policor është vendosur para SPAK, e cila është në gatishmëri për të menaxhuar situatën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese