Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish para ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku dhe po zhvillojnë protestën e tyre të radhës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kjo është protesta e 11-të e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Tetarit para Bashkisë së Tiranës.
Ashtu siç ka ndodhur edhe në protestat e javës, edhe këtë herë militantët kanë grumbulluar goma, të cilave pritet t’u vënë zjarrin. Mes protestuesve para bashkisë së Tiranës është dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.
Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.