Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nis Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, do të caktohen ekspertët që do kryejnë hetimin

Shkruar nga Newsbomb
Nis Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, do të caktohen
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

Ditën e sotme po mbahet mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë.

Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për të dakordësuar ekspertët që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion.

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi u ngrit javën e kaluar pas paktit PS-Rithemelimi ndërsa ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Rama dhe ish ministrat e shëndetësisë Ilir Beqja dhe Ogerta Manastirliu.

Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi nisi në fillim të javës së shkuar ku pati debate të forta dhe akuza mes anëtarëve socialistë dhe atyre demokratë. Ka qenë një parantezë e kryetares Albana Vokshi që ka nxitur reagimin e socialistëve.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi akuzoi se dy koncesionet, ai i sterilizimit e Check-up janë korruptive, ndërsa Zhupa dhe Ndreca u përplasën për konfliktin e interesit. Ky komision ka në fokus Check-upet dhe Sterilizimin pasi hoqi dorë nga koncesionet për laboratorët mjekësore e hemodializën.

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë kaloi me 95 vota pro, 71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese, opozita, u mirartua ngritja e këtij Komisioni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese