Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nikolla takohet me Vjosa Osmanin: Besimi i madh i botës demokratike te Shqipëria, vlerësim te kombi shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Nikolla takohet me Vjosa Osmanin: Besimi i madh i botës demokratike te
Foto nga takimi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Nikolla e falenderoi Presidenten Osmani për organizimin në Prishtinë të Forumit Ndërkombëtar “Gratë, Paqja, Siguria”, në kuadrin e Samitit për Demokraci, nismë që po krijon një proces pozitiv për adresimin e çështjeve me sensibilitet dhe impakt të madh global.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar po mbështet zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve për përballimin e sfidave të përbashkëta, vuri në dukje kontributin e dy Kuvendeve në këtë bashkëpunim shprehu  mirënjohjen  për mbështetjen e delegacioneve të Kuvendit të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në Këshillin e Europës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese