Hapësire reklamuese

Politikë

Nikolla në Samitin e NATO-s Shqipëria ke fituar besimin e SHBA dhe vendeve të Aleancës

Shkruar nga Newsbomb
Nikolla në Samitin e NATO-s Shqipëria ke fituar besimin e SHBA dhe
Nikolla në Samitin e NATO

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mbajti fjalën e saj në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në Uashington DC.

Me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Nikolla thekson se Shqipëria ka fituar besimin e SHBA-së dhe vendeve të tjera të NATO-s si partner i besueshëm.

“Shqipëria, si një vend anëtar i ri në NATO, është rasti kuptimplotë që provon se kontributi në Aleancë nuk varet as nga madhësia e vendeve anëtare, as nga pasuria, niveli i zhvillimit, historia e jetëgjatësia në Organizatë, por nga angazhimi i sinqertë për paqe, siguri dhe liri.   

Ne, shqiptarët, kemi fituar besimin e Shteteve të Bashkuara dhe të anëtarëve të tjerë të NATO-s me angazhimin tonë të qëndrueshëm dhe të vendosur në zbatimin e vendimeve të Aleancës.

Një tjetër provë e besimit të Aleancës tek Shqipëria është fakti se pak muaj më parë, më 4 mars, një bazë e re ajrore taktike e NATO-s filloi të funksionojë në vendin tonë.

Kuvendi i Shqipërisë ishte ndër parlamentet e para të vendeve anëtare të Aleancës që ka ratifikuar protokollet e anëtarësimit të anëtarëve të rinj. Këtë e kemi bërë të udhëhequr nga vizioni që një anëtar i ri është një kontribues më shumë për paqen, sigurinë dhe demokracinë, të cilat mbështesin njëra-tjetrën.

Investimi në paqe dhe siguri nuk sjell sigurokraci. Përkundrazi, ai nxit procesin, institucionet dhe vlerat demokratike. Ne, në Ballkanin Perëndimor, e ndiejmë këtë më shumë.

Kjo sinergji është më domethënëse atëherë kur kërcënimet e luftës janë të dukshme, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatës në Lindjen e Mesme.

Shqipëria, si një vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, së bashku me Shtetet e Bashkuara, ka shërbyer si bashkë-pene-mbajtëse në përcaktimin e qëndrimeve dhe veprimeve në mbrojtje të Ukrainës. Ne u bashkuam me dhe mbështetëm, sa më mirë që mundëm, veprimet e qarta dhe të shpejta të NATO-s në mbështetje të Ukrainës, veprime që treguan forcën dhe kohezionin e Aleancës.

Në librat e shenjtë shkruhet “Kush shpëton një jetë, ka shpëtuar një botë të tërë”. Shqipëria është përkrah NATO-s dhe të aleatëve tanë kryesorë, SHBA dhe BE, e bindur se lufta ndaj terrorizmit, bazave të tyre, mbështetësve të tyre dhe ekstremizmit të dhunshëm, është lufta për jetën”, tha Nikolla ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese