Hapësire reklamuese

Politikë

Ngritja e komisionit kundër dezinformimit, Nikolla fton zyrtarin e DASH në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Ngritja e komisionit kundër dezinformimit, Nikolla fton zyrtarin e DASH

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dëguar një letër zyrtarit të lartë të Departamenit Amerikan të Shtetit, ku i ka kërkuar ndihmë për ngritjen e Komisionit Parlamentar të Dezinformimit.

Nikolla fton zyrtarin e DASH të vizitojë parlamentin e Shqipërisë dhe të jap vlerësimin dhe eksperiencën e tij.

 “I nderuar zoti Rubin. Po ju shkruaj në lidhje me nismën e fundit të iniciuar nga një grup deputetësh për Krijimin e një Komisioni të Posaçëm për të luftuar ndikimin e huaj, duke përfshirë dezinformimin. Konferenca e Kryetarëve miratoi sot komisionin. 

krijoi Komisioni u krijua dhe u dërgua në seancën plenare për miratim. Duke qenë se Shqipërisë i mungon kuadri i duhur për të trajtuar ndikime të tilla, unë do të doja që jo vetëm t’ju bëj një ftesë për të vizituar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, por komisioni do të përfitonte shumë nga përvoja dhe njohuritë tuaj të vlefshme kundër këtyre forcave.

Për më tepër, dëshiroj t’ju kërkoj që t’i drejtoheni Kuvendit për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet e huaja malinje. Kërkoj të inkurajoni bashkëpunimin në këtë çështje vendimtare. Faleminderit për konsideratën tuaj dhe pres me padurim përgjigjen tuaj”, shkruan Nikolla në letrën drejtuar të Dërguarit Special dhe Kordinatorit për Qendrën e Angazhimit Global të Departamentit të Shtetit.

Kujtojmë se Konferenca e Kryetarëve dha sot dritën jeshile për ngritjen e Komisionit Parlamentar kundër Dezinformimit, me shumicën e votave të anëtarëve socialistë, ndërsa deputetët përfaqësues të opozitës në Kuvend kanë kërkuar më tepër kohë.

Deputetët e opozitës e shohin ngritjen e këtij komisioni të posaçëm si një tentativë të qeverisë dhe mazhorancës socialiste për të spostuar vëmendjen nga ato që ata i quajnë "afera" dhe tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias.

Komisioni Parlamentar kundër Dezinformimit do ta shtrijë veprimtarinë e tij gjatë 12 muajve dhe objekti i tij do të hyjë në termat e katër komisioneve të tjera parlamentare, siç është Komisioni i Jashtëm, Komisioni i Ligjeve, Komisioni i Sigurisë Kombëtare dhe Komisioni për Edukimin. Gjithashtu, ai do të marrë në shqyrtim edhe zbatimin e ligjit nga ana e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese