Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pothuajse pas rreth 3 orësh.
Ai është shprehur se është thirrur dhe është pyetur në lidhje me inceneratorin e Tiranës, teksa tha se të gjithë duhet të jenë në dispozicion dhe në funksion të drejtësisë.
“U thirra për inceneratorin e Tiranës. Ky nuk duhet të përbëjë një lajm, të gjithë duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë”, tha ai shkurtimisht për media.
Kujtojmë që Agaçi ka qenë një nga emrat më të përfolur nga ana e opozitës në lidhje me inceneratorët. Ai madje kohë më parë ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e Inceneratorëve.
Sondazh
Poll