
Kryeministri Edi Rama ka publikuar intervistën e dhënë për Richard Attias, organizatorin e FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale që pas Majemit erdhi për herë të parë në Europë, në Tiranë.
Një intervsitë gjithëpërfshirëse, Rama ka ka ndarë disa prej projekteve që Shqipëria është përqëndruar më së shumti lidhur me fushat ku janë kryesisht të përqëndruara investimet. Kryeministri theksoi, se ndër fushat që kanë më shumë nevojë sot për të punuar, janë vënia në punë e energjisë 100% të ripërtëritshme, fusha e inovacionit si dhe turizmi.
“Për momentin jemi të angazhuar në një projekt të madh me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara për linjën nënuroje për të lidhur Shqipërinë me Italinë nëpërmjet Adriatikut. Të bëjmë më të mirën me atë që kemi si thesar këtu. Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme.
Një tjetër janë të rinjtë shqiptar të cilët janë një lëndë e parë shumë e mirë, le të themi kështu, për të punuar sa i takon inovacionit.
Por turizmi, energjia dhe inovcioni janë tre fusha ku mund të bëjmë diçka më shumë”, është shprehur Rama.
I pyetur nga Richard Attias se çfarë dallon nga Bashkimi Europian si një “gabim” apo mundësi përmirësimi, Rama u shpreh: Problemi që shoh te BE është vështirësia e daljes me një vendim. Në një farë mënyrë BE po vuan nga ky proces demokratik, por nga ana tjetër i duhet patjetër të ruajë këtë demokraci. Thelbi është se BE duhet të mendojë se mënyra e vetme për ti bërë ballë fuqive që po dalin në vend është të bëjë të pamendueshmen, për të thyer fuyqishëm paragjykimet që janë krijuar.
Europa duhet të shkojë përtej të shkuarës së vet, dhe nuk duhet të humbasë bindjen dhe besimin tek vetja si kontinenti i paqes.