Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nga ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Prishtinë te emigracioni i paligjshëm, Rama në konferencë: Do t'i shkojmë në rrënjë problemeve

Shkruar nga Newsbomb
Nga ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Prishtinë te emigracioni i
David Cameron dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rama u shpreh se gjatë takimit mes tyre kanë folur për thellimin e marrëdhënieve dy palëshe dhe për projektet kokrete ku Britania ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur edhe financiarisht.

Ndër projektet më të rëndësishëm që Rama përmendi ishtë ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, për të cilën tha se shumë shpejt do të hapet edhe gara.

“Jemi duke folur për një projekt me rëndësi të veçantë që është hekurudha Durrës Prishtinë, element kyç jo veç mes dy vendeve tona por në rajon e më gjerë. Shumë shpejt do të kapim garën për portin tregtar të Durrësit dhe siç jeni të informuar edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në territorin  e tyre. Ndërsa Britani aka shprehur gadiishmërinë për të kontribuar edhe financiarisht për këtë gjë,” tha Rama.

Po ashtu në fokus të bisedës mes tyre ishte edhe krimi i organizuar dhe trafikimi i i paligjshëm i qenieve njerëzore, për të cilën po punohet për një program të posaçëm mes dy vendeve.  

Dhe unë jam mirënjohës sekretarit, pasi siç thash është një avokat shumë i rëndësishëm i joni për të gjitha proceset transformuese të rajonit tonë. Po ashtu kemi folur edhe për projektin për krimin e organizuar dhe për trafikimin e paligjshëm të qenive njërëzore dhe patjetër që jemi shumë të kënaqur me rezultatet që kemi arritur, por operacioni ynë i përbashkët do të vijojë në mënyrë maksimale. Kemi vullnet të përbashkët për ti shkuar në rrënjë këtij fenomeni,” tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kemi një mik të veçantë një personalitet të njohur të politikës. Jo vetëm që kemi një mik nga një vend aleat dhe partner i rëndësishëm, sekretarin e shtetit për çështjet e Jashtme, por edhe në të njëjtën kohë një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tani jam i bindur se do rikthehet përsëri.

Sot kemi diskutuar për marrëdhëniet tona dy palëshe dhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Kemi folur si në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në NATO qoftë në aspektin e marrëdhënieve bilaterale në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në vendin tonë. Jemi duke folur për një projekt me rëndësi të veçantë që është hekurudha Durrës Prishtinë, element kyç jo veç mes dy vendeve tona por në rajon e më gjerë.

Shumë shpejt do të kapim garën për portin tregtar të Durrësit dhe siç jeni të informuar edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në territorin  e tyre. Ndërsa Britania ka shprehur gadishmërinë për të kontribuar edhe financiarisht për këtë gjë.

Dhe unë jam mirënjohës sekretarit, pasi siç thash është një avokat shumë i rëndësishëm i joni për të gjitha proceset transformuese të rajonit tonë. Po ashtu kemi folur edhe për projektin për krimin e organizuar dhe për trafikimin e paligjshëm të qenive njërëzore dhe patjetër që jemi shumë të kënaqur me rezultatet që kemi arritur, por operacioni ynë i përbashkët do të vijojë në mënyrë maksimale. Kemi vullnet të përbashkët për t'i shkuar në rrënjë këtij fenomeni.

Së treti kemi diskutuar për ecurinë e proceseve të pajtimit dhe bashkëpunimit në rajon. Cameron është një mbështetës i vendosur i këtyre procesëve, sidomos për të marë më sukses procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka pasur hapa pozitiv, por ndihet edhe rreziku i kthimit mbrapa.

Unë dëshiroj të falenderoj Sunak për gatishmërinë e tyre, për të mbështetur Shqipërinë që vitin e ardhshëm të bëhemi vendi pritës i Samitit të madh të Komunitetit të përbashkët  Europian, që do të mbahet për këtë vit më 18 korrik në Londër.

Është një kënaqësi shumë më e posaçme se çmund ta marrësh me mend. Edhe unë e përsëris në fund, që je përgjegjës para gjithë shqiptarëve se ke premtuar do kthehesh prap. Shqiptarët do të shohim a je politikani që mban premtimet apo jo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese