Hapësire reklamuese

Politikë

Nga Namik Dokle, Kodheli e Manja, politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të gazetarit Aristir Lumezi

Shkruar nga Newsbomb
Nga Namik Dokle, Kodheli e Manja, politika shqiptare reagon për ndarjen nga
Aristir Lumezi

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe kryeredaktorit të Gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Aristir Lumezi. Ai shkruan se ky lajm i hidhur e kapi në befasi, teksa e përshkuan si "një burrë fisnik që ishte, gjithnjë interesohej për hallet e të tjerëve". 

”Lamtumirë, mik i vërtetë! Lajmi për ndarjen nga jeta të Aristir Lumezit më kapi në befasi! Nuk mbaj mend se kur ka qenë telefonata ime e fundit me Aristirin, pasi i kisha rënë disa herë kohët e fundit për ta pyetur për diçka thelbi i së cilës ka humbur nga ritmi i shpejtë i ditëve…!

Nuk mu përgjigj në telefon, mesa duket sëmundja nuk ia paska lejuar të rrokë telefonin në dorë. Se gatishmëria e tij për t’u përgjigjur në çdo orë të natës apo ditës ishte shembullore. Nuk e trazova më! Dhe sot mora lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga kjo botë e zhurmshme, të cilës ai i qëndroi larg me atë qetësinë tipike që ishte pjesë e qenësishme e karakterit të tij. Megjithatë, përmbajtjen e bisedës së fundit me të e mbaj mend mirë, sepse Aristiri, si burrë fisnik që ishte, gjithnjë interesohej për hallet e të tjerëve. Telefonatat e tij ishin gjithmonë për të më përgëzuar apo për të më dhënë ndonjë këshillë për komunikimin tim publik, por kurrë për hallet ose punët e tij!

Ky ishte Aristir Lumezi, specie në zhdukje e gazetarisë korrekte dhe e lajmit “lajm”, pa cënuar askënd në nder e dinjitet dhe gjithmonë besnik i mbrojtjes së interesit publik dhe të vërtetës!

Dhimbja dhe mungesa më e madhe është e familjes, por jo pak do të na mungosh edhe neve, miqve dhe shokëve të shumtë që kishe, i dashur Aristir. Megjithatë, jam i bindur që më së shumti do t’i mungosh gazetarisë së ndershme dhe të vërtetë, që ti i dhe më të mirën tënde! Lamtumirë, mik i mirë, mik i vërtetë”, shkruan Ulsi Manja. 

Edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e përshkkroi gazetarin Lumezi si një mik dhe gazatar korrekt.

‘’Një mik i mirë dhe një gazetar korrekt si Aristir Lumezi nuk ia doli dot në betejën me një sëmundje të rëndë. U prehsh në paqe Aristir!”, shkruan Balla.

Ndërkohë, ish-nënkryetari i Parlamentit, Namik Dokle thotë se Lumezi ishte një gazetar i talentuar dhe mik i së vëretetës.

“U nda prej nesh Aristir Lumezi, një gazetar i talentuar, mik i së vërtetës, i suksesshëm, por i pabujshëm, i drejtë dhe i ndershëm.

Ta njihje nga afër Aristirin ishte kënaqësi, ta kishe mik, të ofronte fisnikëri.  I qoftë dheu i lehtë”, shkruan Dokle.

Edhe kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli shpreh trishtimin për largimin e parakohshëm nga jeta të Aristirit.

 “Jam e trishtuar pa masë për largimin e parakohshëm nga jeta të Aristirit; profesionist i spikatur, njerëzor si pak kush; qytetar i mirë. Lamtumirë mik!  Të qoftë e paqtë rruga!” shkruan Kodheli. 

Ndërsa Agron Gjekmarkaj, përmes një postimi në rrjetet sociale e etiketon atë si njeri të ndershëm dhe thotë se Lumezi mbetet një shembull i gazetarëve.

”Me keqardhje të thellë mesova për ndarjen nga jeta të njërit prej lajmetarve më cilesorë të  Shqiperisë, Aristir Lumezit, Kryeredaktorit të gazetes “ Panorama”.

Një njeri i ndershem,  një profesionist i rangut të lartë , një ndergjegje analitike , do ti mungojë familjes, medias e në veçanti gazetes “Panorama” por edhe vëndit.

Kam patur fatin të bashkëpunoj me të si një bashkëpunetor i hershem i ketij organi dhe t’ja njoh perkushtimin  e tij per të verteten, gjykimet e tij mbi ngjarjet dhe personazhet, rëndesinë që i jepte lajmit me dashuri të madhe per punen dhe kodet e saj etike.

Larg nevojes per protagonizem por afer çdo ngjarjeje që shenonte jeten e shoqerise, politikes dhe shtetit tonë! Gjithmonë i qetë, gjithmonë i durueshem per të degjuar dhe i sakte në perfundime. Ishte nje gazetar shqiptar e europian në performancen e tij , modern e urban në këndveshtrim, njohes i mirë i mentaliteteve dhe territorit.

 Lumezi mbetet një shembull per të gjithë ata që duan të bëhen gazetarë por edhe qytetarë model. I perjetshem qoftë kujtimi i tij”, shkruan Gjekmarkaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese