Temperaturat e larta kanë bërë punën e vet duke reflektuar kështu edhe te puna e ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e zgjedhur me votë nga shqiptarët për t’i përfaqësuar në Kuvend dhe për t’i zgjidhur hallin problemeve të tyre kanë vendosur që muajin korrik ta bënin “pushim”.
Për këtë arsye disa prej tyre janë ndëshkuar edhe me gjoba. Ata janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë për shkak se nuk kanë marrë pjesë në seancat plenare apo në komisione.
Ajo që kryeson listën e 38 deputetëve është deputetja e Partisë Demokratike, Oriela Nebijaj, e cila ka marrë dhe gjobën më “të kripur”, plot 60 mijë lekë të reja. E ndjekur më pas nga kolegia e saj demokrate, Andia Ulliri e cila po ashtu është dënuar me një gjobë prej 51 mijë lekësh.
Mbrapa nuk ngelen as socialistët. Nga radhët e mazhorancës Blendi Klosi, Eduard Shalsi dhe Pandeli Majko janë dënuar me gjobën prej 10 mijë lekë,
Ndërsa, atë më të “kripur” nga të majtët e kanë marrë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë.
