Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nga karrigia e kryebashkiakut te ajo e Kuvendit! Kush është socialisti që po prin garën fuqishëm e po “lë në hije” të djathtë e të majtë

Shkruar nga Newsbomb
Nga karrigia e kryebashkiakut te ajo e Kuvendit! Kush është socialisti
Foto arkiv/ Kuvendi

Teksa procesi i numërimit të votave për kandidatë është ende duke vijuar, deri më tani rezulton se kandidati i Partisë Socialiste, Agron Malaj, është më i votuari, jo vetëm në listën e kësaj force politike, por nga të gjithë kandidatët.

Në një kohë kur janë numëruar vetëm 193 qendra votimi nga 222 në total, sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezulton se Malaj ka siguruar një numër të konsiderueshëm votash preferenciale. Deri më tani ai ka marrë 12492 vota, duke e vendosur kështu në krye të garës.

Në mars të këtij viti Agron Malaj vendosi që të jepte dorëheqje nga posti i kryetarit të Bashkisë së Matit për të luftuar për një ulëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Malaj më herët ka qenë gardist, ndërkohë që dha dorëheqje në vitin 2013 duke iu futur më pas politikës, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.  Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth ku më pas mori dhe postin e kryebashkiakut.

Nga karrigia e kryebashkiakut te ajo e Kuvendit! Kush është socialisti

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese