Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 2025, kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar grupet e punës që do të zbresin në terren.
Burime për Ballkanweb bëjnë me dije se në në qarkun e Beratit, drejtues do të jetë Eno Bozdo, ndërsa në grupin e punës do të përfshihen Afërdita Pushi, Ardit Bënja, Gentian Mishova, Kasem Mahmutaj, Kozeta Protoduari dhe Zija Ismaili.
Në Kavajë dhe Rrogozhinë, drejtues do të jetë Fisnik Qosja, ndërsa pjesë e gruoit do të jenë Shkëlqim Hoxha, Hekuran Xhani dhe Rudin Hylviu.
Në qarkun e Kukësit, drejtues u caktua Flamur Hoxhës, ndërsa pjesë e grupit të punës do të jenë Besa Manaj, Isuf Çelaj, Miftar Dauti dhe Nazlie Laci.
Siç pritej në Lezhë, drejtues do të jetë deputeti Agron Gjekmarkaj, me grup pune ku përfshihen Albert Melyshi, Albina Deda, Aleksandër Kovaçi, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Maksim Kola, Margilen Doci, Marjana Bunga, Salvador Kaçaj, Ylvina Ndoj dhe Zyrafete Kulli.
Ndërsa në Elbasan, drejtues do të jetë Tomor Alizoti dhe pjesë e grupit do të përfshihen Alesia Balliu, Arben Elezi, Arbjola Halimi, Ardian Turku, Ardit Shehu, Aurel Bylykbashi, Bedri Qypi, Bjanka Çopja, Blerim Tafani, Daniela Shyti, Dashnor Sula, Doris Madhi, Gani Cani, Hasim Cekrezi, Lefter Gështenja, Megi Balliu, Mirela Kina, Qani Xhafa, Qani Sherja, Sabri Sallaku, Servet Duzha, Shefki Çota, Silvi Bardhi dhe Zheni Gjergji.