Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nga ballkoni i banesës, Berisha: Të premten të mblidhemi në protestë para Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Nga ballkoni i banesës, Berisha: Të premten të mblidhemi në
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën nga ballkoni banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, nga ku ka bërë thirrje për protestë.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të premten më 5 prill, në orën 11.00 të gjithë qytetarët të mblidhen në protestë tek Bashkia e Tiranës kundër Erion Veliajt në mbështetje të shoqatës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës. Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11. Të gjithë në protestë.

A ka poshtërim më të madh për Tiranën? A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin”, tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11.

Të gjithë në protestë.

A ka poshtërim më të madh për Tiranën?

A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin.

Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është.

Të dashur miq, këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera.

Iu tregoj ju dhe qytetarëve të Tiranës se si një i quajtur Redi Molla, të regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës.

Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit.

Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni.

Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese