Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Nga amnistia përfitojnë 800 të burgosur”, Manja i qartë: S’përfiton asnjë zyrtar i dënuar

Shkruar nga Newsbomb
“Nga amnistia përfitojnë 800 të burgosur”, Manja i
Ministri Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur në lidhje me ligjin e amnistisë penale që hyri sot në fuqi. Manja u shpreh se sot pritet të lirohen rreth 800 të dënuar.

Po ashtu rreth 400 të tjerë do të përfitojnë nga ulja e dënimit. Ministri edhe një herë ka siguruar gazetarët dhe opinionin publik se asnjë zyrtar i lartë i dënuar nga GJKKO apo që është ende në proces, nuk do të fitojë nga kjo amnisti.

Ndër të tjera ai ka shprehur falënderime për të gjithë deputetët që votuan pro amnistisë, teksa tha se me këtë i kursen rreth 30 milionë euro buxhetit të shtetit.

“Përfituese janë 15 gra, ndërsa 9 të tjera përfitojnë ulje dënimi. Urimi im shkon për familjet e tyre, por edhe për ata deputetë që votuan amnistinë penale. Uroj të ketë bashkim normal, t’i kthehen punës së ndershme. Kjo ishte porosia që dhashë te një grup të dënuarish, mos e ktheni kokën mbrapa, mbi çdo gjë është familja.

Dua të falënderoj edhe drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, që përgjatë kësaj kohe, kanë përpunuar dokumentacionin e 1600 personave. Ky proces do të vazhdojë. Shifrat, kategoritë e personave do t’i merrni në ditët në vijim, asnjë zyrtar i lartë që aktualisht vuan dënimin, nuk përfiton nga kjo amnisti. Me ulje dënimi përfitojnë disa nëpunës të thjeshtë që janë një numër sa gishtat e një dore, lirohen me ulje dënimi, Kategori përfituese të zyrtarëve të lartë, nuk ka. Kostoja është 36.5 euro, buxhetit të shtetit i kursen 30 milionë euro”, tha Manja ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese