Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ditën e sotme sërish ka shkuar në SPAK, ku ka dorëzuar fakte të reja sa i takon çështjes së inceneratorëve.
Jashtë SPAK, ai për media është shprehur se Prokuroria e Posaçme s’ ka hetuar ende plotësisht çështjen, teksa shprehet se SPAK duhet të çojë një letër porosi për të hetuar për kompaninë 7S Group.
“Sot meqë SPAK nuk dëshiron që të hetojë, po bëj të ditur një dokument të ri, një faturë e lëshuar nga kompania Ulth says. Në faqen 3 të dokumentit, kompania ka faturuar shërbimet për dy kompani, Denebola Invest dhe 7S group.
I bëj thirrje SPAK që të nisë letërporosi drejt Bullgarisë. Të ushtrohen kontrolle fizike dhe pranë ambienteve dhe zyrave për pastrim parash. Këtë radhë pronarët e inceneratorit të Tiranës kanë regjistruar një tjetër kompani 7 S group, 7 hajdutët. Siç thoshte dhe Pjetër Arbnori; këta nuk janë socialistë, por specialistë”, tha ai ndër të tjera.