Nesër në seancë plenare pritet të votohet amnistia penale. Teksa grupimi i Bashës ka deklaruar se nuk do të mbështesë këtë nismë, grupimi i Berishës duket se ka bërë gati 3 propozime ndaj mazhorancës.
Grupimi i Berishës kërkon që të bëhen disa ndryshime në projektligjin aktual, dhe të përfshihet përfitimi për gratë me 2 vite ulje dënimi, ndërsa burrat, burrat 1 vit e gjysmë. Po ashtu kërkojnë që të zgjatet afati i amnistisë deri në 31 mars 2024. Pjesë e propozimit është që të mos përfitojnë të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.
Grupi Parlamentar i PD mbështet amnistinë, dhe propozon:
1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre.
2. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.
3. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.
Kujtojmë se një ditë më parë kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi tha në një deklaratë për mediatt pas mbledhjes së Grupit parlamentar të Partisë Socialite se janë gati për të miratuar Amnistinë Penale në Kuvend.
“E enjte e madhe, nuk e di se çfarë quani ju të enjte të madhe, por ne do martojmë ligjin për amnistinë. Aministia Penale do ta miratojmë të enjten! Nëse do të bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota.” – ka thënë Çuçi.
Ai shtoi se është arritur një dakordësi me propizimet e opozitës dhe të dhënat që kanë.
“Në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e tyre. Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona."
Kreu i grupit parlamentar të PS, Çuçi tha se pjesa që nuk do preket dhe e konsideroi si “vija e kuqe’ për PS janë gjykimet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO. Çështjet teknike do të diskutohen.”
Ligji për Amnistinë Penale ka marrë në parim votat për tu miratuar të enjten në Kuvend. Kujtojmë se për këtë projektligj kërkohen 84 vota, ndaj do të duhen me patjetër votat e opozitës.