Hapësire reklamuese


Politikë

Nesër protesta kombëtare e opozitës, zbulohen skenarët që do të ndjekin, nuk do ketë fjalime

Shkruar nga Newsbomb
Nesër protesta kombëtare e opozitës, zbulohen skenarët
Foto arkivë nga portestat e opozitës në Tiranë

Nesër në orën 18:00, opozita do të mbajë protestën kombëtar në Tiranë, pas dënimit me një vit burgim të ish-deputetit Ervin Salianji.

Burime nga PD, zbulojnë se ndryshe nga tradita, në protestë nuk do të përmbajnë fjalime politike dhe se marshimi do të nisë nga godina e qeverisë dhe do të shtrihet në disa rrugë kryesore të qytetit.

Opozita nuk ka zbuluar akset që do të bllokohen dhe ka theksuar se qytetarët do të kenë fjalën në këtë protestë të 7 tetorit. Pjesëmarrës në protestë do të jenë edhe aleatët e Partisë Demokratike, si Ilir Meta, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Ndërsa Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi nuk do të jenë të pranishëm, duke shprehur dyshime mbi strategjinë aktuale kundër qeverisë.

Kjo protestë u njoftua pas arrestimit të ish-deputetit Ervin Salianji, ndërsa PD ka paralajmëruar se do të vazhdojë me aksionin dhe skenarin opozitar deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjatë 11 viteve të fundit, PD ka ndërmarrë disa veprime radikale, duke përfshirë çadrën që zgjati tre muaj në vitin 2017, djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale. Tani mbetet të shihet nëse ky aksion i ri do të sjellë ndonjë rezultat përballë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese