Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nesër protesta e opozitës, Berisha thirrje qytetarëve: T’i marrim frymën këtij regjimi

Shkruar nga Newsbomb
Nesër protesta e opozitës, Berisha thirrje qytetarëve: T’i
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar nga “foltorja” e tij mbi protestën opozitare e njoftuar për këtë të martë (29 tetor) në orën 17.00. Duke e cilësuar këtë tubim si një hap drejt fitores, numri një i demokratëve thotë asnjë forcë në botë nuk mund ta ndalojë opozitën për të arritur qëllimet e veta.

Më synimin për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e integrimit, siç thotë dhe Berisha, i bën thirrje të gjithë demokratëve dhe qytetarëve të bashkohen në protestë për “t’i marrë frymën” këtij regjimi.

Beteja nesër është etapa tjetër drejt fitores. Është përpjekje e madhe e demokratëve për ti përcjellë mesazhin Edi Ramës dhe bandave të tij se nuk ka forcë në botë që të në mposhtë ne në misionin tonë për rikthimin e votës së lirë, me qeveri teknike për zgjedhje të lira, për ndryshimin e pushtetit, për rikthimin në Shqipëri të lirive, të drejtave, dinjitetit të qytetarëve shqiptarë. Për rikthimin në Shqipëri të një drejtësie që qëndron në ligj dhe kushtetutë dhe jo si organizatë kriminale e marrë peng nga Edi Rama. Me betejën tonë ne duam dhe do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, shpresës dhe rrugën e zhvillimit. Cdo demokratë duhet të bëjnë gjithçka për ti nxjerrë jetën këtij regjimi të pashpirt, për ti marrë frymën, për ti shkurtuar ditët dhe për të ecur të sigurt drejt fitores”, tha kreu i PD.

Berisha i ka drejtuar një paralajmërim kryeministrit Rama, gjithashtu dhe ministrit të brendshëm Hoxha dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për të mos provokuar protestuesit ndërsa thotë se bllokimi i çdo rruge në vend është një e drejtë e qytetarëve dhe e pamundur të parandalohet.

Nesër paralajmëroj Edi Ramën, mos ndërse bastardin e familjes Hoxha, ish gjobëvënësin e Policisë Rrugore, Ervin Hoxhën. Mos guxo të ndërsesh narkokomisarin, Ilir Prodën kundër protestuesve sepse përgjigjja do të jetë lemeritëse për ju. Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi i cdo qytetari”, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese