Hapësire reklamuese

Politikë

Nesër ngrihet komisioni i posaçëm antikorrupsion, deputetët e PD të vendosur: Do abstenojmë

Shkruar nga Newsbomb
Nesër ngrihet komisioni i posaçëm antikorrupsion,
Ne foto: Gazment Bardhi

Të enjten do të ngrihet komisioni i Posaçem anti-korrupsion, por siç është paralajëruar opozita do të abstenojë dhe pritet të marrë vetëm votat e socialistëve.

Para mbledhjes  se Grupit të Partisë Demokratike, deputetët e opozitës të pyetur nga gazetarët thonë se e gjitha është një fasadë, për shkak sipas tyre qeveria Rama është e korruptuar.  

Gazment Bardhi tha se nuk do të jenë pjesë e këtij procesi dhe e etiketon komisionin, një propgandë për të mbuluar korrupsionin.

“Më gjeni një rast kur Rama ka drejtuar gishtin ndaj një të korruptuari dhe ka thënë do ta largoj nga puna se është i korruptuar. Ndërkohë, çdo aferë për korrupsion të denoncuar nga opozita me fakte i ka dalë për zot. Rasti është ky. Prandaj s’jemi bërë pjesë e këtij procesi, duke ritheksuar se ka mungesë vullneti nga mazhoranca dhe është propagandë dite për të mbuluar fytyrën e zezë nga korrupsioni të Ramës. Ne jemi për luftë pa kompromis ndaj komisionit, luftë reale jo luftë me fjalë.  Nëse dëgjoni që thotë do luftoj korrupsionin, prisni edhe një aferë më të madhe në ditët në vijim”, tha Bardhi.

“Më duket një farsë rezoluta antikorrupsion. Një mazhorancë e korruptuar prej 12 vitesh dhe me një copë letër kërkon të pastrojë veten. Personalisht jam kundër,” tha në tej deputeti Luan Baçi.  

Edhe deputeti Ervin Salianji u shpreh kundër, pasi komisioni u u propozua si platformë elektorale nga Rama.

“Për mua nuk duhet të kemi asnjë pjesëmarrje në një komision që u bë në mënyrë të njëanshme, që u propozua si platformë elektorale nga Rama. Është hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët në gjithë situatën që ndodhen sot. Të besosh që Edi Rama, që ka ngritur një sistem korrupsioni dhe krimi të ngritur në piedestal dhe të future në institucionet më të rëndësishme, ka ndonjë merak për reformë.

Nuk besoj që PD dhe opozita mund të përdoret si instrument për të luftuar SPAK nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik. Nuk është bojkot, ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale,” tha Salianji. 

Kujtojmë se rezoluta anti-korrupsion është propozuar nga Partia Socialiste, e cila supozon hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me një kohështrirje afatgjatë, si dhe me mbikëqyrjen e SHBA-së dhe BE-së, të çmohet e nevojshme dhe të merren masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale.

Rezoluta u miratua në seancën plenare të mbajtur këtë të hënë, vetëm me votat e socialistëve me 76 vota pro dhe 2 kundër, ndërsa opozita abstenoi votimin.

Gjithashtu, rezoluta u kritikua nga opozita dhe palë të tjera, pasi pretendohet se ajo kërkon që t’i bëjë hije organeve të reja të drejtësisë, si dhe mund të shkojë deri aty sa politika mund të ushtrojë kontroll të plotë mbi to duke cenuar në këtë mënyrë pavarësinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese