
Fotografi nga arkivi: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të fortë mbi situatën në Ballkan, duke e cilësuar Serbinë si problemin kryesor të rajonit, ndërsa shqiptarët si faktor stabiliteti dhe zgjidhjeje.
“Në Ballkan Serbia është problemi, shqiptarët është zgjidhja,” tha Kurti.
Duke folur për raportet me aleatët ndërkombëtarë, ai u shpreh me vendosmëri: Ndërkombëtarët e kanë kuptuar një gjë me neve. Ata e kanë parë që ne nuk i braktisim vlerat për interesat, atëherë na kanë mbështetur. Po e përsëris edhe njëherë. Ata janë sipër nesh, jo para nesh. Kur ne ecim ata na ndjekin, kur ne ngecim na shtypin. Le të ecim, që të na ndjekin.
Sondazh
Poll