Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nëna e Monika Kryemadhit paraqitet në SPAK: Nuk kam të drejtë të blej shtëpi se jam 80 vjeç?!

Shkruar nga Newsbomb
Nëna e Monika Kryemadhit paraqitet në SPAK: Nuk kam të
Fatme Kryemadhi

Fatime Kryemadhi, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nëna e Monika Kryemadhit ka thënë se nuk ka dhënë asnjë deklaratë përpara hetuesve të BKH-së. Në një prononcim të shkurtër për mediet, ajo është shprehur:

“Hetohem meqë jam person paprekshëm unë se me personat e paprekshëm po hetohet. Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time. Jam 80 vjeç nuk kam të drejtë blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi? Nuk merren me ato që shesin çopat e shtetit e të popullit, por merren me një plakë. Më kanë futur persona nën hetim për shtëpinë time”, ka përfunduar ajo.

Gjatë ditës së sotme në ambjentet e SPAK, ishte paraqitur dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese