Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nëna e Kryemadhit sot në SPAK, juristja: Janë zbërthyer celularët, kanë dalë prova

Shkruar nga Newsbomb
Nëna e Kryemadhit sot në SPAK, juristja: Janë zbërthyer
Fatime Kryemadhi pas daljes nga SPAK

Juristja Brisida Gjikondi është shprehur se thirrja e nënës së Monika Kryemadhit sot në SPAK, ka ardhur pas zbërthimit të celularit që i është sekuestruar vajzës së saj. Sipas Gjikondit, prokurorët kanë gjetur prova dhe po bëhet një hetim i strukturuar.

"Edhe të thërrasësh vjehrrën e Ilir Metës nuk është pak. Sot nuk ka qenë vetëm për pjesën e pronave por për celularët që janë konfiskuar në shtëpinë e mamasë së zonjës Kryemadhi, ku kanë rezultuar prova që mund t’i çojnë te vetë ajo dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta", ka thënë ajo.

E ftuar në emisionin "3D nga Alban Dudushi" në RTSH, Brisida Gjikondi tha se Prokuroria e Posaçme duhet të merret me Ilir Metën, sepse thirrja e vjehrrës së tij për të dëshmuar nuk është diçka e lehtë.

“Thirrja e vjehrrës ka të bëjë me celularët që duket se kur janë zbërthyer kanë nxjerrë prova indirekte. Është hetim i strukturuar. Janë prokurorë në SPAK që punojnë me profesionalizëm. Por ka dhe që nuk janë të tillë.

Prokurorët janë me mandat. KLP mund ta shikojë pjesën për ata prokurorë që nuk funksionojnë si duhet. Më mirë hetime pak të ngadalta, por që mbajnë çështjen. Të krahasosh Shqipërinë e para 3 viteve me këtë që shikojmë sot, ka ndryshime të mëdha.

Të kesh Berishën në ballkon, të shikosh Metën mbi paralele e Kryemadhin në kuvend që thotë se burrat djegin gratë është një tablo që nuk është pak. SPAK-u të merret me Ilir Metën, jo me Monikën", është shprehur juristja Brisida Gjikondi.

Nena e Monika Kryemadhit duke dale nga SPAK

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese