
Parlamenti Europian ka rikonfirmuar në Raportin për Shqipërinë ambiencien e qeverisë për mbylljen e grupkapitujve të integrimit brenda vitit 2027.
Në draft, PE-ja përgëzon për harmonizimin e plotë e të qëndrueshëm me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe promovimi i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
“Përshëndet angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE, duke reflektuar konsensus në mesin e partive politike dhe mbështetje dërrmuese në mesin e qytetarëve, dhe e përgëzon atë për harmonizimin e plotë e të qëndrueshëm me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe promovimi i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”
Po ashtu, në draft është vlerësuar progresi që ka bërë Shqipëria në reformën në drejtësi, duke përfshirë procesin e vetingut. Por, në të njëjtën kohë shpreh edhe shqetësim për ndërhyrjet e mundshme politike dhe presionin mbi sistemin gjyqësor.
“Vlerëson përparimin e bërë në reformën në drejtësi, përfshirë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut), i cili është përfunduar në shkallë të parë. Megjithatë, shpreh shqetësim për ndërhyrjet e mundshme politike dhe presionin mbi sistemin gjyqësor. Thekson rëndësinë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) në ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë.”
Draft raporti pritet të miratohet nga eurodeputetët gjatë javëve në vijim
Dy ditë më parë, edhe grupi social demokrat në Parlamentin Europian rikonfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë. Sipas tyre, pese janë sfidat kryesore për vendin tonë, polarizimi politik, reformat antikorrupsion, reforma zgjedhore, pavarësia e medias dhe mbrojtja e mjedisit, por sipas të majtëve të moderuar europianë, këto janë objektiva realist për ta anëtarësuar Tiranën brenda 2030 në Bashkimin Europian.