Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka shtruar iftar për drejtuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Vetë Veliaj në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar foto nga iftari ku shihen dhjetra figura të njohura si të politikës, po ashtu dhe fesë.
Këto foto nga kryebashkiaku janë postuar disa orë më parë, pas iftarit të shtruar pasditen e djeshme nga kryeministri Edi Rama.
Por, kur është shtruar iftari nga Erion Veliaj?
Duke marrë parasysh që kryebashkiaku nuk ka dhënë një datë se kur është shtruar iftari, nga një kërkim që Newsbomb.al ka bërë në llogaritë personale të politikanëve vëmë re se ky iftar është shtruar më 20 mars.
Kjo shihet qartë dhe nga veshjet e deputeteve socialiste si dhe nga ajo e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, të cilat kanë shkuar në darkën e organizuar nga kryebashkiaku Veliaj me të njëjtën veshje me të cilën kanë qenë dhe gjatë takimeve të asaj dite.