Hapësire reklamuese

Politikë

Në takim me krerët e lartë të drejtësisë, ambasadori i BE-së: Forcimi i gjyqësorit, si një investim për integrimin e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Në takim me krerët e lartë të drejtësisë,
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me dy krerët e lartë të drejtësisë, për të diskutuar mbi ecurinë e Gjyqësorit në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Gonzato ka bërë të ditur se është takuar me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Ai thekson se është me shumë rëndësi forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit shqiptar si një nga investimet më të mira për të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian.

“Forcimi i mëtejshëm i gjyqësorit shqiptar mbetet investimi më i mirë për të ardhmen e vendit në BE. Pas takimit me dy figura kyçe, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, jam edhe më i bindur për këtë”,- shkruan në rrjetin social X, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Ambasadori, Silvio Gonzato shton se Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka diskutuar ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe garantimin e përgjegjësisë në të. Ndërsa me Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka evidentuar nevojën për mbështetje, për të përmirësuar menaxhimin dhe infrastrukturën në të gjitha nivelet e gjykatave.

“Me Metanin diskutuam nevojën për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit duke garantuar përgjegjshmëri”, Me Sadushin folëm për kushtet e punës në të gjitha nivelet e gjykatave dhe mbi nevojën për mbështetje, për të përmirësuar menaxhimin dhe infrastrukturën e tyre”,- përfundoi ambasadori.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese