
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, ku u diskutua për një skemë të re mbështetjeje për këtë sektor.
Gjatë fjalës se tij, Rama u shpreh se objektivi i qeverisë është që eksportet bujqësore do të shkojnë 1 miliard euro në vitin 2030. Kreu i qeverisë deklaroi se arritja e këtij objektivi kërkon një fuqi të shtuar të sektorit dhe fermerëve, që vjen përmes inestimeve.
Ndër të tjera, Rama shtoi se sfida e konkurencës dhe e përshtatjes me rregulla dhe standarde edhe më të larta është një sfidë shumë e madhe për Shqipërië, si një vend anëtare të BE-së.
Edi Rama: Ky është një hap i madh cilësor, shumë premtues për sektorin dhe për vendin. Duke pasur parasysh dy gjëra. Së pari që ne kemi vendosur një objektiv ambicioz që në Shqipërinë 2030, eksportet bujqësore të arrijnë në 1 mld euro. Sot jemi mbi 500 milionë euro eksporte, por ndërkohë kishim pak më shumë se sa 100 mln euro kur kemi marrë detyrën. Arritja e objektivit prej 1 mld eurosh kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, një fuqi të shtuar të fermerëve dhe kjo fuqi do të vijë permës investimeve. Nga ana tjetër është e domosdoshme edhe për Shqipërinë anëtare të BE-së, ku sfida e konkurencës dhe sfida e përshtatjes me rregulla dhe standarde edhe më të larta është një sfidë shumë e madhe. Sot jemi në një moment kur mund të ndjehemi mirë për faktin se kemi një produkt të kombinuar mes linjës së re të financimit të Bankës së Shqipërisë dhe mbështetjes që qeveria do të japë duke arritur që përmes garancisë sovrane të mbulojë 70% të principalit të kredisë.