Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Në katund dhe pranë varrezave”, Edi Rama tregon ku e sheh veten pas 20 vitesh

Shkruar nga Newsbomb
“Në katund dhe pranë varrezave”, Edi Rama tregon ku e sheh
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer si rrallëherë një linjë ndryshe të jetës së tij, dëshirave që ai ka, pas largimit nga jeta politike.

Gjatë një interviste të zhvilluar ditën e sotme në podkastin e tij “Flasim” me këngëtarin Alban Skënderaj, duket se Rama ka vendosur që të ndryshojë për pak momente rolet me të ftuarin e tij, duke u bërë i intervistuari dhe jo moderatori.

Kryeministri Rama ka treguar këtë herë dëshirën e tij, pas largimit nga jeta politike. Nisur nga rrëfimi në podkast, Rama shprehet se pas dy dekadash e mendon veten duke jetuar në fshat, pa shumë pretendime dhe i padukshëm duke shijuar copëzat e vogla dhe të lumtura të jetës së tij.

Rama shton se të jetuarit në një vend të tillë larg zhurmës që cenojnë lirinë e shpirtit, është për të si një lloj parapërgatitje për t’u ndarë me jetën e kësaj bote.

Pas dy dekadash e kam thënë. E shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit e të dëgjuarit e të folurit, të krijuarit të gjërave përmes të folurit, të dëgjuarit. Dua të jem një katundar pa pretendime i pabezdisshëm dhe i padukshëm, por thjesht i gatshëm për ata që kam dëshirë të takoj dhe kanë dëshirë të më takojnë. Është një lloj përgatitjeje për tu ndarë me këtë jetë. Edhe varrezat i kam afër aty”,- tha Rama në podkastin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese