
Monika Kryemadhi
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon shfuqizim për masën e sigurisë 'detyrim paraqitje'.
GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje. Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e PL-së, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Sondazh
Poll