Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Në Greqi ishin frymë të gjalla në qiell të hapur”, Edi Rama kërkon rikthimin e emigrantëve në atdhe: Shqipëria ka ndryshuar, nëse punojnë këtu do kenë sukses

Shkruar nga Newsbomb
“Në Greqi ishin frymë të gjalla në qiell të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar emigrantëve shqiptarë me thirrjen për tu rikthyer në vendlindje. Në këtë rast ai ka përdorur podkastin e tij “Flasim”, për të treguar për shqiptarët ndryshimet rrënjësore të Shqipërisë ndër vite.

Sipas Ramës, sot vendi ynë ka mundësinë t’iu ofrojë shqiptarëve emigrantë më shumë seç i ka dhënë Greqia e vendet e tjera të dominuar nga shqiptarët, teksa rikthimi në atdhe me një eksperience të mbledhur nga një tjetër realitet, është një arsye më shumë për të bërë sukses.

Unë mund të flas me njëfarë kompetence sepse kam bredhur gjithë Shqipërinë, kam parë si ka qenë, si është, por besoj se di edhe se si duhet të jetë.

Në radhë të parë çdo kthim i atyre që janë jashtë janë kthim i një dije ekstra, për shkak të eksperiencës së mbledhur në realitet tjetër. Së dyti, nuk është Shqipëria dot aspak më e vështirë seç ishte Greqia dje, për këta njerëz që kur vajtën dje atje ishin frymë të gjalla në qiell të hapur, madje të mbuluar nga hija e paragjykimeve dhe sot fakt që 35% e prodhimit në Kretë që është zona më pjellore e Greqisë është e shqiptarëve.

Janë shumë më të fortë sot dhe kanë edhe dije ekstra, në rast se këta që kanë dilemë fillojnë dhe punojnë edhe tokën e tyre këtu, apo marrin e qira tokat e tjerëve, lidhen me të tjerët, me siguri që bëjnë sukses për arsye sepse nuk kanë arsye pse të mos bëjnë sukses siç mund të kishte deri dje dhe patjetër që nuk janë të huaj që nuk njohin terrenin ose… janë jo thjesht në habitatin e tyre por një armë, që shumëkush këtu nuk e ka, që janë armët e një eksperience jashtë vendit. Sigurisht që me avancimin që po kemi dhe së shpejti do hapim kapitujt e tjerë të negociatave dhe me gjasat që të hyjmë në BE brenda kësaj dekade, dhe vetvetiu do të jetë një investim shumë i mirë. Asnjë investim që është 100%, sa më 100% i sigurt të jetë investimi aq më pak fitime ke.

Kush nuk provon është e sigurt që nuk realizon, atë që do të donte. Kush provon edhe mund të dështojë, por them që Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi.

Këtë javë kemi diskutuar pse kur korrupsioni fillon luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet sepse fillon dhe ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim.

Ndërkohë që jemi komplet një vend tjetër,” është shprehur Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese