Pas betejës tre vjeçare për të marrë vulën e Partisë Demokratike, Sali Berisha është regjistruar tashmë si kryetar i PD-së në gjykatë.
“Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z.Sali Berisha.” – shkruhet në vendimin e gjykatës të lëshuar pikërisht sot, si një dhuratë për demokratët në ditëlindjen e 34 të PD.
Si një goditje edhe për Lulzim Bashën, demokratët e reshtuar krah liderit demokrat kanë reaguar duke shprehur gëzimin e fitores së kësaj beteje tre vjeçare dhe përplasjesh “brenda grupit”.
Jozefina Topalli, e cila u emërua zyrtarish nga Berisha disa javë me parë si drejtuesja politike e Disaporës për zgjedhjet parlamentare të 2024, ka ndarë një fotografie të nxjerrë nga arkivat.
Në krah të Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, Jozefina Toppali krah fotografisë shkuan se: Mbyllet një histori, që vuri në një sfidë tëfortë çdo demokrat, dhe që turpëroi të gjithë ata që menduan se do zhduknin opozitën për ta zëvendësuar me kukullat e tyre!
Edhe Oerd Bylykbashi ka reaguar i entuziazmuar për këtë vendim i cili sipas tij është tre vite i vonuar.
“Pikërisht sot, 3 vite pas Kuvendit te 11 dhjetorit 2021, tre vite të mbushur me vonesë, zvarritje e përpjekje për të na zhdukur, Gjykata e Tiranës mori vendimin për të regjistruar zgjedhjen me votë të të gjithë antarësisë të Prof. Dr. Sali Berishës si kryetar të PD-së. Gëzuar sërish, demokratë!
Sot gjeta dokumentin identifikues personal për Kuvendin e jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit 2021.
Më risolli emocione të forta. Kam qenë veç 16 vjeç kur PD u themelua, dhe nuk mund të përjetoja në Durrës atë që përjetuan ata që natën e themelimit të PD-së gjendeshin në atë shesh fantastik të Qytetit Studenti.” – shkruan ndër të tjera Bylykbashi.
Deri më sot vula e Partisë Demokratike ka kaluar sa në duart e Bashës dhe sa në ato të grupit të Berishës. Kjo betejë ligjore ka nisur në shtator 2021, kur Lulzim Basha në atë kohë kryetar i PD, vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar liderin Sali Berisha.
Kjo përplasje solli dhe përçarjen midis demokratëve teksa Berisha nisi një lëvizje të ashpër dhe fitoi mbështetjen e shumicës së deputetëve. Në 11 dhjetorin e vitit 2021, në Kuvendin e thirrur nga lideri historik i demokratëve, u shkarkua Lulzim Basha, u miratua statusi i ri i PD dhe në krye të kësaj force politike u vendos Komisioni i Rithemelimit.
Në përplasjen e gjatë ligjore, Berisha e fitoi statusin e kryetarit të PD me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë por e humbi në Apel. Beteja ligjore është finalizuar sot me vendim të Gjykatës së Tiranës e cila i dha të drejtë Sali Berishës duke e shpallur ligjërisht si kryetar të Partisë Demokratike.