Teksa prej javësh ish-kreu i komunës së Bërxullës, Ymer Marku ndodhet në qeli për akuzën “shpërdorim detyre” dhe “ Falsifikim dokumentesh”, Prokuroria e Tiranës vijon hetimin pasuror për Markun. Kësisoj, të tjera detaje janë zbuluar lidhur me skemën e tjetërsimit të pronave në zonën e ish-komunës Bërxullë dhe fshatrat rreth saj.
Burime për “Ora News” mëson se ish-kryetari i komunës Bërxullë, Ymer Marku kishte regjistuar një tjetër tokë me 4 mijë m2 e tjetërsuar në Brukë të Bërxullës., në emër të hidraulikut të komunës.
Më herët dolën në pah 3 dosje të tjera, për tjetërsimin e një sipërfaqe toke prej 7500 metra katror, 10.800 metra katror dhe 10.000 metra katror.
Dyshohet se këto pasuri Marku i ka kaluar në emër të palëve të dyta apo të treta për të fshehur pasurinë që dyshohet se është kijuar në mënyrë të paligjshme.
Sipas prokurorisë, bazuar në dokumentat e skuestruara rezulton se kjo sipërfaqe është në pronësi të shtetasit Arben Tafa, për të cilën ka dyshime se nuk është pronari i vërtetë. Vlen të theksohet se kohën që janë bërë këto lëvizje Arben Tafa, ishte i punësuar si hidraulik pranë ish-komunës së Bërxullës.
Burimet pranë prokurorisë thanë për “Ora News” se Tafa ka punuar së bashku me Kujtim Markun, i cili është djali i xhaxhait të Ymer Markut.
Mes pasurive që prokurorët besojnë se i përket Ymer Markut, është dhe resorti “King” që ndodhet në zonën e Bërxullës. Marku si kandidat i PD në Vorë ka pasur si detyrë që të deklarojë pasurinë, deklaratë të cilën duket se nuk e ka bërë të plotë.
Ish-zyrtarët Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikim dokumentesh”, ndërsa qytetari Kujtim Allmeta akuzohet se ka përvetësuar pasurinë me dokumenta të falsifikuara në bashkëpunim me punonjësit e Komunës Bërxullë dhe Kryeplakun e fshatit dhe ka përfituar edhe të ardhura monetare në vlerën 10.000.000 lekë të rinj.
Nga verifikimet e kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë. Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë. Ata kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia e Tiranës.
Po kështu, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e pasurisë 7.500m2 tokë e llojit “Arë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.
Ish-zyrtarët Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kurse shtetasi Kujtim Allmeta akuzohet për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”, dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.