Hapësire reklamuese

Politikë

Në arrest shtëpie për “Partizanin”, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e rekursit të Berishës dhe Malltezit

Shkruar nga Newsbomb
Në arrest shtëpie për “Partizanin”, Gjykata e
FotoMontazh/ Berisha - Malltezi

Gjykata e Lartë ka vendosur datën 9 korrik për të shqyrtuar rekursin e bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha dhe dhëndëri i tij, kundërshton masën e arrestit të shtëpisë.  Seanca do të mbahet më 9 korrik me relator gjyqtarin Sokol Binaj që do të shqyrtojë rekursin e bërë nga ish-kryeministri. Berisha nëpërmjet avokatëve kundërshton masën nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.

Por për çfarë akuzohet Sali Berisha?

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi për veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”.

Shtetasi Sali Berisha, është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese