Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ndryshime në PS, Eduard Shalsi emërohet drejtues politik në Kukës, Pandeli Majko vjen në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshime në PS, Eduard Shalsi emërohet drejtues politik në
Ne foto: Eduart Shalsi dhe Pandeli Majo

Partia Socialiste ka përfunduar një mbledhjen e kryesisë dhe drejtuesve politikë të qarqeve, ku janë vendosur ndryshime në strukturën drejtuese.

Eduard Shalsi është caktuar si drejtues politik i PS-së për qarkun e Kukësit, duke zëvendësuar Pandeli Majkon, i cili do të transferohet në Tiranë. Majko pritet të marrë përgjegjësinë për një zonë elektorale në kryeqytet, si në rastin e Blendi Gonxhes, i cili u caktua në zonën e Kombinatit.

Mbledhja, e thirrur nga kryeministri Edi Rama, u përqendrua tek përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, me fokus të veçantë tek angazhimi i diasporës në procesin zgjedhor. Burime nga selia e PS-së raportojnë për mediat se Rama ka kërkuar krijimin e një rrjeti të organizuar me kontaktet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, duke e konsideruar votën e diasporës një element thelbësor për përforcimin e mbështetjes ndaj mazhorancës.

Ky takim vjen vetëm pak ditë përpara nisjes së procesit të regjistrimit të emigrantëve, një nismë që synon të rrisë pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e ardhshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese