
Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho
Vjollca Braho është larguar nga posti i zv. Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Edhe pse gjithë vëmendja është përqëndruar te vizita e Giorgia Melonit në vendin tonë, me sa duket në kabinetin qeveritar kanë vendosur të bëjnë ndryshime.
Braho ka vendosur të largohet nga ky institucion, ndërsa në vend të saj pritet të emërohet Niko Hysa, raporton Top Channel. Emërimi i Hysës, me profesion fizikant, pritet të ndodhë në orët në vijim.
Kujtojmë që Vjollca Braho e mbante postin e zv. Ministres së Shëndetësisë që prej nëntorit të vitit 2021, periudhë kur ajo zëvendësoi Albert Nikollën. Tashmë në institucionin që drejton Ministrja Albana Koçiu, do të ketë ndryshime.
Sondazh
Poll