Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se nga ndërhyrja në TIMS janë fshirë shumë të dhëna dhe janë përdorur nga grupe kriminale.
I ftuar në studion e emisionit ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, deputeti demokrat tha se përse i duhej 10 muaj kohë Prokurorisë së Tiranës për të konkluduar këtë ndërhyrje në sistem.
“Ndërhyrja në TIMS është e rëndë pasi pretendohet se ka fshirje të dhënash, sikundër pretendohet se të dhënat që janë marrë nga TIMS janë përdorur nga grupet kriminale. Gjithashtu pretendohet se fshirja e të dhënave është bërë për interesa të grupeve kriminale. Nëse ndërhyrja nuk është realizuar në 2 gusht, e kuptoni se i është lënë 10 muaj kohë këtij drejtorit për të bërë ndërhyrjen, si ka mundësi kjo gjë?”, tha Salianji.