Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ndahet nga jeta Kongresmeni Amerikan, Mimi Kodheli mesazh ngushëllimi: Gerry ishte mik i madh i Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta Kongresmeni Amerikan, Mimi Kodheli mesazh ngushëllimi:
Mimi Kodheli dhe Gerry Connolly

Kongresmeni i shtetit të Virxhinias në SHBA, Gerry Connolly ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare, disa javë pasi njoftoi se kanceri i tij në ezofag ishte rikthyer pavarësisht trajtimeve "të rraskapitëse" që nga diagnoza e parë në vitin 2024.

Politikania shqiptare Mimi Kodheli ka publikuar një fotografi me kongresmenin amerikan dhe thotë se ai ishte mik i madh i Shqipërisë. Ajo tregon dhe njohjen me Gerry Connolly.

“Lajmin e hidhur të largimit nga jeta të anëtarit të Kongresit të SHBA-ve, demokratit Gerry Connelly e mësova duke udhëtuar pikërisht për të marrë pjesë në Sesionin e pranverës të Asamblesë Parlamentare NATO, që fillon punimet pas pak në Dayton Ohio.

Gerry ishte një mik i madh i Shqipërisë dhe një mbrojtës fanatik i vlerave të demokracisë perëndimore.

Sëbashku, ai në pozicionin e Presidentit të Asamblesë NATO dhe unë të zv. Presidentes, punuam në sinkron në drejtimin e këtij organizmi të rëndësishëm , sidomos në një periudhë delikate për sigurinë mbarë botërore. Lamtumirë mik i mirë”, shkruan Mimi Kodheli.

Connolly është kongresmeni i tretë demokrat që vdes që nga marsi 2025, vetëm pak javë pasi ka filluar mandati i ri në Kongres.

Përfaqësuesi i Teksasit Sylvester Turner, i cili më parë kishte zbuluar një diagnozë të kancerit të kockave, vdiq menjëherë pasi mori pjesë në fjalimin e Presidentit Donald Trump në Kongres në mars. Përfaqësuesi i Arizonës Raúl Grijalva vdiq disa ditë më vonë për shkak të ndërlikimeve nga trajtimet e kancerit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese