Debate janë zhvilluar në komisionin hetimor të Shëndetësisë, ku shkak është bërë se deputeti i PS, Ilir Metaj ka kërkuar që të replikojë pas deputetit të PD, Saimir Korreshi.
Mirëpo atij nuk i është dhënë fjala pasi kryetarja e Kuvendit, Albana Vokshi ka thënë se nuk i është përmendur emri.
Pjesë nga debati:
Ilir Metaj: Përse mund të vijë Edi Rama dhe çfarë mund të mësojë ai këtu. Nuk është hera e parë që dikush nga ju e zbret fjalorin derisa fjalën ia jep prapanicës, sikurse bëri edhe kolegu aty, që na solli në Komision prapanicën.
Saimir Korreshi: Herë tjetër nuk do të flas me nder, por me Noc Rokun, pa merak. Noc Rrokun herët tjetër, të ta këndoj nga mëngjesi deri në darkë, siç ta këndon kryeministri. Fillon me Nor Rok, vërshëllen, bilbilosin që…
(Ilir Metaj kërkon fjalën)
Albana Vokshi: Nuk ia dhashë për replikë, ia dhashë zotit Mziu. A ka mundësi të heshtësh
Ilir Metaj: Jo nuk ka mundësi
Albana Vokshi: Zoti Metaj për çfarë e doni fjalën
Ilir Metaj: Për replikë
Albana Vokshi: Kush ta përmendi emrin? Kush? Saimir përdori tjetër emër, nëse e ke emrin ashtu dakord. Por nuk e ke ashtu, përmendi tjetër emër ai, nëse është ky emri dakord. Nëse është emri jot ai, ta jap fjalën për replikë. Por ai përmendi një emër tjetër që e ka qejf kryeministri yt.
Plarent Ndreca: Ti po e ngacmon
Albana Vokshi: Të qetësohet, nëse i keni dhënë detyrën të prishë komisionin dakord
Plarent Ndrenca: Po e kthen personale.
Albana Vokshi: Gjeni emrin si e keni pastaj hajde flisni. Kur ta përmendë emrin