Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Na kanë shpallur në kërkim”, SKY ECC “fundos” ish-deputetin socialist, i zbardhen bisedat me kriminelin

Shkruar nga Newsbomb
“Na kanë shpallur në kërkim”, SKY ECC
Jurgis Cyrbja

Të tjera biseda kanë dalë në dritë për çështjen e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me eksponentë të krimit për të hyrë në listat për deputet në qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Nga mesazhet e “zbërthyera” nga aplikacioni Sky Ecc rezulton se si socialisti i ka dhënë informacione sekrete të kërkuarit Besmir Huqi.

Nga analiza e komunikimeve të zhvilluara në datë 29.12.2020, rezulton se, personi nën hetim është informuar nga shtetasi Besmir Huqi (alias Farruku), se këtë të fundit, edhe një të afërmin e tij i kishin shpallur në kërkim, lidhur me problemet ligjore që kanë pasur me autoritetet italiane të drejtësisë, Por, meqenëse Besmiri nuk ishte i sigurt për arsyet e shpalljes në kërkim, ka kërkuar ndihmë nga i hetuari që të interesohej lidhur me saktësinë e informacionit që i kishin dhënë.

Në datën 29.12.2020 komunikimi mes tyre:

“Na kan qit në kërkim, kan kap erin. Nuk jam i sigurt, duhet me mor informacion”, thotë Huqi.

“Kuptoj, Ok se marr un”, thotë Çyrbja.

“Ngjo do ma shofësh emin. Të jap timin ene të Visit, Besmir. Huqi. Ergys huqi”, thotë Huqi.

Ndërsa, në komunikimet e datës 30.12.2020, i hetuari Çyrbja e informon Besmirin se, informacioni rreth tij ka qenë i saktë, pasi në ngarkim të tij kishin ardhur aktet për shpalljen e personit në kërkim nga jashtë shtetit, duke i konfirmuar dhe akuzën konkrete për të cilën ishin të shpallur në kërkim.

“Villa te kan ardh nga andej), organizat kriminale, trafik”, thotë Çyrbja.

Jurgis Çyrbja është arrestuar në 20 tetor nga SPAK pasi akuzohet për “Korrupsion aktiv zgjedhor”, Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Tregim i sekretit shtetëror”. Ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dy ditë përpara se të vendosej nën arrest.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese