
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po mban fjalim e fitores së zgjedhjeve të 11 Majit në Sheshin Skënderbej, ku janë mbledhur qindra socialistë, pavarësisht se më herët ishte deklaruar se nuk do të kishte miting, por vetëm një fjalim.
Ai e ka nisur me një falenderim për të gjithë ata që i kanë besuar me votë si asnjëherë më parë Partisë Socialiste, një mandat të katërt, duke u rikthyer herë pas herë sepse siç tha, nuk kishte fjalë.
"Nuk ka fjalë të mjaftueshme për ti falenderuar dhjetëra e dhjetëra mija gra e burra, vajza e djem të familjes sonë të amdhe politike, që për katër vjet e shtruan me durim çdo territor të Shqipërisë. Faleminderit. Aq herë faleminderit, sa ç’janë anëtarë dhe anëtare të familjes sonë politike", u shpreh ndër të tjera kryetari i PS.
Pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama:
Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe më 11 Maj ata vendosën të na besojnë ne, Partisë Socialiste, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë, për një sfidë më të madhe se asnjëherë më parë. Sepse në 4 vjet ne mbollëm më shumë besim për Shqipërinë, prandaj mblodhëm më shumë shpresë nga shqiptarët.
Këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë do dhe di çfarë bën, me Shqipërinë që nuk di çfarë do e që shan e mallkon pa pushim. Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipëria më të mirë dhe një Shqipërie të përgojuar si një vend me tërë të zezat. Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje fake, Shqipëria zgjodhi yjet.
Faleminderit Shqipëri! Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira gjer më sot, për tu bërë një fjalë që arrin ta thotë atë që për mua … ndjesë sepse për mua është e pamundur ta them se çfarë ndjej e mendoj prej ditësh e netësh ta gjata pa gjumë.
Nuk ka fjalë të mjaftueshme për ti falenderuar dhjetëra e dhjetëra mija gra e burra, vajza e djem të familjes sonë të amdhe politike, që për katër vjet e shtruan me durim çdo territor të Shqipërisë. Faleminderit. Aq herë faleminderit, sa ç’janë anëtarë dhe anëtare të familjes sonë politike.
Një falenderim të veçantë do ta bëjë për shqiptarët e Europës dhe Amerikës, kudoqoftë një shqiptar i vetëm që u regjistrua si zgjedhës. Shumë faleminderit nga zemra. Një përqafim të gjithëve nga sheshi i Gjergj Kastriotit. Edhe përse numërimi vazhdon, është e qartë që shumica jashtë jashtë kufijëve, mendon si shumica brenda kufijve për Shqipërinë 2030.
Kjo do të thotë shumë për mua, kjo do të thotën shumë për ne të gjithë. Nuk di si ta them akoma, se s’di si ti falenderoj të gjithë si duhet.