
Nga Rezarta Delisula
FËMIJËRIA DHE PERSEKUTIMI: NJË VEZË PËR DY
“Mbaj mend që kemi qenë shumë të varfër, po aq të varfër sa ime më na gatuante një kokërr vezë dhe na e ndante me tim vëlla. U rrita mes vështirësive të mëdha, sepse prindërit, duke mos pasur shkollë, e kishin të vështirë të gjenin punë, e kishin të pamundur, dhe unë isha i revoltuar për këtë. S’kam qenë asnjëherë nëpër ekskursione, nuk blija dot një mjet shkollor.
Unë isha ndër më të mirët e shkollës dhe pyesja prindërit e mi: Pse nuk mundemi dot? Ata na shpjeguan se i kishte goditur sistemi komunist dhe nuk kishin as arsim, as kualifikim, ndërsa provonin pamundësinë për të punuar, dhe kjo e imja ishte ndjenja e padrejtësisë në fakt.”
Erald Kaprin e njohim si publicist, gazetar, historian. 37 vjeç, i ri në politikë, por ofron pjekuri e maturi në kontrast të fortë me shumë të tjerë, arrogante që shohim të grinden për pushtet kur janë në ekranet televizive, e ulërasin duke nxjerrë gishtin tregues kur dalin ndonjë foltoreje. I riu nga Pogradeci, edhe pse tregon fillimet e vështira, sot ka një punë jo të vogël studimore në kurriz, më shumë në revokim të kohëve të shkuara, atyre të pamundura, duke numëruar botimin e tre librave e shumë punimeve studimore.
Edhe pse ka përfunduar Universitetin e Tiranës në Shkenca Komunikimi, studimet master i kreu në Britani, në vendin ku Monarkia e konservatorizmi kanë “shenjtërinë” e tyre në çdo debat, diskutim apo artikulim ideje. Kur kujtohet sot për fëmijërinë, e përçmon konceptin e pamoralshmës së pamundësisë - kur nuk kishte mundësi, atëherë pra kur politika kishte privuar prindërit e tij të gjenin mundësinë e tyre.
Familja Kapri është një ndër më të mëdhatë në zonën e Pogradecit dhe të Mokrës. E pasur në toka e bagëti, stërgjyshi i tij ishte nacionalist, dhe si i tillë u pushkatua në luftë nga komunistët, që i dogjën shtëpinë dhe më pas i konfiskuan gjithë pasurinë. Një djalë ja burgosën politikisht, ndërsa gjyshin e Eraldit që ishte fëmijë në vitet e para të çlirimit, nuk e prekën, por persekutimi për ta nuk rreshti. Për 50 vjet familja e tij ka ndenjur gjysmë e internuar në fshat, ndërsa u rrëmbyen gjithçka kishin, deri te drejtën për shkollim.
“Ti e di që unë jam i pari i familjes, mos them i fisit, që kam bërë shkollë të lartë”, - rrëfen Eraldi si në konfidencë, duke thënë një gjë “turpi”, asfare krenarie. Por e gjithë kjo e kaluar e familjes, kishte një pasojë domethënëse në karrierën e tij. U mor shumë me historinë e diktaturës, pikërisht për t’i treguar njerëzve çfarë ndodhi, dhe si u shkatërruan në themel mijëra familje.
NDRYSHIMI, NGA VARFËRIA NË UNIVERSITETIN BRITANIK.....
Artikullin e plotë mund t'i lexoni në numrin e 43-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!