Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, këtë të enjte ka deklaruar se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po karikohet me “gënjeshtra”.
Duke hedhur poshtë të gjitha akuzat se ajo është marrë “peng” nga Altin Dumani, Kryemadhi tha se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është duke “karikuar” Metën dhe “e meta” e këtij të fundit është se beson gjithçka që thuhet.
“Mua nuk më merr peng Ilir Meta, do më marrë peng Altin Dumani? Nëse Veliaj nuk ka guxim të shajë Duamanin apo SPAK dhe karrikon Ilir Metën në mënyra nga më të ndryshme se ka marrë peng Dumani Monika Kryemadhin, po për çfarë i duhet Partia e Lirisë Dumanit? Po pse m beteja e PL është SPAK?
Unë Metën e kam adhuruar dhe e adhuroj për politikën, nuk gënjen asnjëherë por ka një të metë, beson çdo njeri gjërat që ia thotë.
Sot, gjithë historia e serverëve na ndodhi çuditërisht që u arrestuan drejtorat e 5D. Ndërkohë, kamerat ishin vjedhur në 6 mars, ndërkohë padia u bë më 26 mars. Pse çuditërisht kur dihet ca po ndodh me 5 D me inceneratorët ngrihet kjo? Kush ka frikë nga drejtësia? Ai që ka firmosur dhe ai që ka bërë kontrata morale të paligjshme. Edi Rama ka bërë marrëveshje me trafikantë, Veliaj ka bërë me trafikantë, pse çfarë janë këto pallate?”, tha Kryemadhi.