Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mosbindja civile e demokratëve zhvendoset në Shkodër, Sali Berisha njofton DATËN dhe ORËN e protestës së radhës

Shkruar nga Newsbomb
Mosbindja civile e demokratëve zhvendoset në Shkodër, Sali
Fotomontazh/ Viktimat e atentatit mbreme dhe Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar mesditën e kësaj të enjte protestën e radhës së opozitarëve. Ish-kryeministri lajmëroi se protesta e radhës do të mbahet ditën e shtunë, 2 nëntor në orën 12:00 në qytetin e Shkodrës, aty ku një ditë më parë ndodhi atentati me tre viktima e një të plagosur.

“Të shtunën në orën 12:00 në Shkodër solidaritet me qytetarët e këtij vendi. Duhej të ishte bërë në Tiranë por do i shprehim solidaritetin tonë qytetave të Shkodrës për të cilën Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllimin e vetëm të mbledhin vota. Kërkon që votat ti sigurojë me Bajret e bandat e tyre kriminale”, njoftoi Berisha.

Shkodra u trondit një ditë më parë, ku tre persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të automjetit me të cilin po qarkullonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Si pasojë humbi jetën në vendin e ngjarjes 23-vjeçari, ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë.

Viktimë e kësaj ngjarje mbeti dhe Flutura Basha, e cila në momentin që ndodhi atentati së bashku me bashkëshortin e saj u përplasën nga mjeti me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese