Deputeti i PD-së Ervin Salianji është përplasur me ministrin e Brendshëm Taulant Balla gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë.
Duke marrë shkas nga skandali, ku u përfshi bashkëshorti i Delina Ibrahimajt, Salianji i ka kërkuar llogari Ballës, pasi sipas tij është e paimagjinueshme ngjarja të mbahej e fshehtë për kaq shumë kohë, të mos ketë dorëheqeje, as arrestimi dhe as komunikim për ngjarjen.
Ishte deputeti Nasip Naço, i cili i ka kërkuar deputetit demokratë të mos devijojë dhe të të përqëndohet te rendi i ditës.
Pjesë nga debati
Xhaferraj: Kryeministri do të hapë një pavion me thika.
Naço: Katër herë ju mundi edhe një herë do ju mundi, merru me ministrin.
Salianji: Po flasim edhe për një ngjarje tjetër, por do ta ngre sërish. Ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë, Është në përgjegjësinë morale të ministres të dorëhiqet apo jo. Është në përgjegjësinë e Kryeministrit që ta shkarkojë ose jo, por padiskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet policia e shtetit që në këtë Republikë goditet me thikë apo gozhdë, por i ngulet gozhda jo vetëm një drejtori të përgjithshëm por edhe ligjit e shtetit, duke bërë të pabarabartë fuqinë e ligjit dhe duke e zhveshur përballë njerëzve me pushtet.
Është e paimagjinueshme që për ti kërkuar për ti dhënë dorëheqje, të goditet me gozhdë apo me thikë dhe të mos kemi arrestim, as komunikatë për ngjarjen duke u mbajtur e fshehur për muaj me radhë, Është përgjegjësi e policisë dhe për ti dhënë kurajo qytetarëve që të denoncojnë institucionet e sigurisë në këtë vend, mos bëni sikur nuk po them ndonjë gjë që edhe ju nuk jeni të shqetësuar, por mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush. Varet se me ditë është kjo punë, në një moment i duheni në një moment nuk i duheni. Të vendosim një standard, ministri ka premtuar se do të ketë vetëpastrim në policinë e shtetit.
Naço: Flasim sipas rendit të ditës. Mos u sill si kryetar kooperative.
Naço: Si brigadier do të rri.
Salianji: Pse shqetësoheni nga fjala, por jo nga thika dhe gozhda?!