
Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati i është drejtuar me tone të ashpra deputetëve të Partisë Socialiste duke risjellë në parlament çështjen e karrigeve të djegura dhe faturën e majme që iu vendos në ngarkim deputetëve të opozitës.
Nallbati i është drejtuar socialistëve duke i thënë “hajdutë të pangopur” pasi pavarësisht se paguan nga 2 milionë lekë për kokë për karriget e djegura, ato që gjenden në sallën e parlamentit janë akoma të vjetra dhe të pazëvëndësueara me të reja.
Bledion Nallbati: Ato karriget n ai faturuat nga dy milionë, ska problem, ne që e bëmë atë veprim e marrim përsipër edhe ta shdëmtojmë. Problemi është që edhe kur erdha sot, edhe pse me kanë faturuar 2 milionë, gjata prapë një karrige të vjetër. Edhe këtë e vodhe, edhe këto i vodhe prapë? O mos u ngopshi dhe ju zëntë fytin.
Kujtojmë që deputetët e opozitës të ngritur në formë revolte dhe mosbindje civile në seancën e 30 shtatorit kundër arrestimit të ish-deputetit Ervin Salianjit, i vendosën flakën karrigeve të Kuvendit në ambjentet e jashtme. Përgjegjës për këtë akt ishin deputetët opozitarë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti, të cilëve u është faturuar edhe fatura me vlerë afro 2 milionë lekë.