
Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla në Konferencën e Kryetarëve në lidhje me kërkesën për interpelancë me Ramën.
Bardhi i është drejtuar Nikollës duke thënë se e ka për detyrë që të përfshijë në rendin e ditës interpelancën me Ramën.
Bardhi: Ai ndër të tjera është shprehur se nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë.“Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar Republikën parlamentare në Republikë kryeministrit. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese.
Nikolla: Interpelanca nuk parashikon çështje personale.
Bardhi: Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse i ka vënë mbrojtje nga Garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për t’u mbrojtur nga oficerët e Gardës?
Kujtojmë që më herët Bardhi kërkoi interpelancë me Ramën në lidhje me akuzat ndaj vëllait të tij, Olsi Ramës.
Bardhi këkronte përgjigje në lidhje me tre çështje për akuzat për Olsi Ramë, që sipas tij e implikojnë me laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Kërkesat:
1- A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?
2- A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?
3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.
Mirëpo Rama iu përgjigje më herët duke thënë se interpelanca zhvillohet mbi motivet, synimet, qëndrimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së qeverisë dhe jo për “gënjeshtra”, siç i quan ai.
Rama ndër të tjera i bëri thirrje Gazment Bardhit që të presë me durim që SPAK të hetojë dhe të nxjerrë të vërtetat në lidhje me akuzat që deputeti i PD ka bërë për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Ramën.